Në Maqedoninë e Veriut sot janë shënuar temperatura tropikale, më të lartat në periudhën e fundit. Qytetarët gjatë ditës kërkonin strehim nga i nxehti përvëlues, disa nëpër parqe ndërsa të tjerët mbetën të ngujuar në shtëpi. Megjithatë nga nesër sinoptikanët parashikojnë ulje të temperaturave.