Në festën e Ilindenit kreu shtetëror përcolli mesazhe pajtimi, të ruajtjes së shtetit bashkë me karakterin e tij shumë-etnik dhe për rrugëtim të sigurt përmes reformave drejt NATO-s dhe BE-së. Pavarësisht mesazheve të tilla edhe këtë vit pushteti dhe opozita festuan ndarazi. Opozita maqedonase festoi e vetme, ndërsa opozita shqiptare vendosi të mos i përgjigjet ftesës.