Tre ditë pas zbulimit të videove për aferën ?ryshfeti?, eurokomisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn komentoi ndodhitë në vend. Ai dje u thirr nga politikania gjermane, Doric Pack që të ndërmerr diçka lidhur me rastin që ka tronditur Maqedoninë e Veriut e ku pretendohet edhe implikimi e Prokurores Speciale Katica Janeva dhe Kryeministrit Zaev. Komisioneri Han dha mesazhin se lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të vazhdojë.
Hahn në Twitter: Lidhur me zbulimet më të reja, me rëndësi është të vërtetohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, duke llogaritur edhe ato që dalin nga përgjimet e jashtëligjshme. Të gjitha veprat penale duhet të shqyrtohen nga organet kompetente, kurse kryerësit të dalin para drejtësisë.
Ndërkohë, gazetari Italian me prejardhje sllovene Laris Gajser, i cili për opinionin në Maqedoninë e Veriut u bë i njohur me publikimin e bisedave të xhiruara në rastin ?Zhvatja?, ka publikuar një video-kolumn në edicionin elektronik të gazetës ?La Verita?, ku sulmon Bashkimin Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë në largim të BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini.
Gajser në këtë kolumnë shtron pyetjen përse Brukseli po hesht për këtë rast në Maqedoninë e Veriut, duke potencuar se është e çuditshme mungesa e reagimeve nga Mogerini dhe Presidenti aktual i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, të cilët sipas tij, fuqimisht kanë insistuar për Prokurorinë Speciale.