Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Udhëtimi nga Fushë-Kruja drejt Thumanës dhe anasjelltas është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve. Radha e automjeteve arrin në disa km. Për vetëm një km, drejtuesit e automjeteve duhet të qëndrojnë minimumi një orë në trafik.

?Po e bëjmë shpesh, s?ka më keq ku ka me shku.

Sa qëndroni? Afërsisht një orë qëndrojmë në këtë rrugë?. Diku për gjysmë orë.

Gjysmë ore për sa km?

Për rreth 1 km.

?Shpesh e bëjmë, po a ka zgjidhje? A do të ketë zgjidhje, mos me u vonu kështu?

Shkak për këtë sipas drejtuesve të Policisë Rrugore është ndërtimi i urës kryesorë në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës si dhe fluksi i automjeteve nga veriu dhe nga Kosova. Situata paraqitet më e rëndë gjatë fundjavës.

Ndërtimi i urës mbi lumin Zezë që përfundon në Korrik të 2020 pritet të lehtësojë trafikun, pasi të gjitha automjetet në hyrje-daljet për në Krujë, përplasen në aksin kryesor në Luz.

Pavarësisht se Policia Rrugore është e angazhuar në disiplinimin e trafikut përsëri situata nuk ka ndryshuar, kjo pasi ky segment nuk e përballon fluksin e madh të mjeteve që lëvizin në drejtim të bregdetit.

Gjatë fundjavës situata është edhe më e rëndë. Trafiku nis që në mëngjes duke vijuar me intensitet gjatë gjithë ditës dhe duke vështirësuar kalimin drejt Rinasit, autostradës Tiranës-Durrës apo akset kryesore ne jug te vendit.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended