#rtvora
Nis edicioni i dytë i festës së "Teto Ollgës" në fshatin turistit të Tushemishtit. Një fshat i njohur i Pogradecit që mori emër edhe nga xhirimi atje i filmave 'Zonja nga qyteti' dhe ' Shoqja nga fshati' e kujton me nderim Teto Ollgën.
Jo vetëm me imazhin e saj në skulpturë në qendër të fshatit por edhe me një aktivitet festiv. Për organizatoren Zana Sina kjo festë është kthyer në një atraksion për turistët ndërsa panairi i punimeve artizanale përbën një mundesi për sigurimin e të ardhurave për zonën
Bashkia e Pogradecit si organizatore e festës fton sa më shumë miq në festën e Teto Ollgës së famshme. Në këtë qytet janë xhiruar më shumë se 12 filma.
I pranishëm në festë Ishte edhe Ministri Eduard Shalsi, i cili shprehu mbështetje maksimale, duke thënë se çdo vit ky organizim do të sjellë risi
Eduard Shalsi: Dua të siguroj banorët e Tushemishtit që kapitullin e ri do ta ndjeni shumë shpejt.
Festa do të vijojë tre ditë me radhë, duke krijuar atmosferë për turistët dhe vizitorët nën tingujt e valleve dhe këngëvë tradicionale pogradecarë si dhe gatimet e tyre.
Tushemishti është përfshirë në paketën e 100 fshatrave turistikë dhe po investohet në disa drejtime për ta zhvilluar destinacionin e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tushemishti-ne-festen-e-teto-ollges
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz