Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Pas 74 vitesh gjendet shpella ku qëndroi për më shumë se një vit albanologu Dom Nikollë Gazulli para se të pushkatohej nga regjimi komunist.

Shkak për gjetjen u bë rënia e një keci.

Dom Nikollë Gazulli intelektual, etnograf, historian, leksikograf e gjuhëtar për shumë vite, punoi në zonën e Malësisë së Madhe. Ai gjurmoi, mblodhi e analizoi me mijëra fjalë të rralla, shprehje frazeologjike, materiale onomastike, gojëdhëna, fakte historike, mitologjike duke i përmbledhur në dy vepra ?Fjalorth i ri? dhe ?Fjalori Onomastik?. Përballja e parë me shpellën ku iu fsheh regjimit komunist për Dom Nikolin Sheldija ishte:

Dom Nikollë Gazulli u pushkatua në Mars të 1946. Për të ende nuk ka një varr.

Në kishën e Shkrelit ruhen ende disa objekte të përdorura nga Dom Nikollë Gazulli, si statuja e Krishtit fëmijë, kelku, vajniku dhe meshari romak në gjuhen latine.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended