Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Kjo foto e shkëputur nga shesh-xhirimi i filmit ?Shtetrrethimi dhe Nusja? është përzgjedhur për të ilustruar kategorinë ?retrospektivë? në ?Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Austri.

Për 75 vjetorin e rezistencës ndaj pushtimit fashist dhe filmat e realizuar në gjithë Evropën me temë Luftën e Dytë Botërore, organizatoret e ?The Filmfestival Viennale? zgjodhën si më identifikuese këtë imazh nga filmi shqiptar i 1978 me regji të Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj.

Jo vetëm kaq, por ?Nusja dhe Shtetrrethimi? do të ketë edhe premierën e tij, në dy mbrëmje, në 2 dhe 30 Nëntor.

Kjo është hera e parë që vendi ynë përfaqësohet në seksionin ?Retrospektivë? të një festivali sa të vjetër dhe të njohur në industrinë e filmit.

?Nusja dhe Shtetrrethimi? është në radhën e filmave shqiptar të shfaqur si në Muzeun e Filmit Austriak, me 4 prodhime kinematografike të Xhanfize Kekos apo të Dhimitër Anagnosti, Iris Elezi e Thomas Logoreci, Ismet Sijarina dhe sërish Xhanfize Keko në festivalin e filmit ?Crossing Europe? në Linz të Austrisë.

Tashmë radha është e ?Nusja dhe Shtetrrethimi? në ?O Partigiano?, në projektimin e filmave evropianë me partizanë në një ngjarje të madhe kinemasë në Austri që mbledh me mijëra spektatorë e kineastë nga e gjithë bota.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended