#rtvora
Një pjesë e mirë e pishinave në kryeqytet vazhdojnë të jenë jashtë standardeve të higjienës, pasi e kryejnë manualisht pastrimin e ujit.
Në një intervistë për RTV Ora, mjeku i higjienës Gimian Dokle tha se monitorimet e kryera nga Autoritetit Shëndetësor Rajonal kanë gjetur subjekte që shkelin standardet e higjienës.
Gimian Dokle: Trajtimi manual e bën lehtësisht të cenueshëm ujin kur frekuentuesit e pishinave nuk respektojnë rregullat higjieno sanitare për tu futur në basenin e ujit. Uji është përdorim i përbashkët dhe jo privat dhe këtu duhet të kesh parasysh edhe përgjegjësinë kolektive, jo vetëm private.
Sipas Dokles mungesa e higjienës dhe mbipopullimi në pishina sjell dhe shtimin e infeksioneve që transmetohen tek qytetarët.
Gimian Dokle: Një tregues tjetër është edhe mbi popullimi, do të thotë mos respektimi i kapaciteteve, sidomos në fundjavë. Kryesisht problemat kanë qenë te pjesa e agresivitetit të ujit, klorit dhe pH, që e bën ujin agresiv dhe kjo shkakton irritim të lëkurës. Infeksionet janë si bakteriale dhe infeksionet që lidhen me pjesën mikorbiale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pishinat-jashte-standardit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz