Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Një tjetër aksident me një të plagosur është shënuar paraditen e sotme në fshatin Pirg në aksin Korçë-Pogradec.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave është plagosur rëndë njëri nga drejtuesit. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është transportuar në spital për mjekim, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Ky është aksidenti i tretë që regjistrohet brenda pak orëve ditën e sotme, pasi tetë persona u plagosën nga dy aksidente të tjera në Finiq dhe Tiranë.

Category

📺
TV

Recommended