Thatësira e tejzgjatur ia ka lënë vendin shiut pasditen e kësaj të diele në kryeqytet.
Një rrebesh i shkurtër shiu nisi rreth orës 15:00.
Një natë më parë, banorët e kryeqytetit dhe zonave përreth përjetuan ?spektaklin? e rrufeve, që lajmëronin se vera tashmë ka kaluar.
Sipas sinoptikanëve, reshje sporadike shiu do të ketë edhe gjatë natës, ndërsa ditët në vijim do të dominohen nga vranësira të ndërthurura me kthjellime. /tvklan.al