Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
#rtvora

Pas një dekade problematike me përmbytjet, argjinatura e lumit Buna po rehabilitohet.

Ministri Bledi Çuçi kërkoi që punimet të përfundojnë përpara nisjes së sezonit me reshje intensive.

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Buna shmang përmbytjen 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës, ndërsa investimi kap vlerën e 128 milionë lekëve.

Çuçi: Kjo është një argjinaturë e cila po përforcohet e gjitha me shtresë betoni. Ka qenë nga pikat më të dobëta që përmbytej vazhdimisht. Përmbytja më e madhe ka qenë ajo në vitin 2011 kur u bashkua Drini me Bunën. Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve.

Rritja e nivelit të Bunës paraqet rrezikshmëri të lartë për tokat përreth.

Investimi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke e veshur me beton skarpatën e brendshme, përmes së njëjtës teknologji siç janë rikonstruktuar argjinaturat e tjera të lumit Buna.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/drejt-perfundimit-rehabilitimi-i-argjinatures-se-bunes-shpetojne-nga-permbytja-1200-ha-toke

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended