VMRO-DPMNE-ja akuzon prokuroren për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska për zvarritje të qëllimshme të hetimit për zbardhjen e rastit ?Rashkovski?. Sipas tyre, njoftimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është një farsë. Partia opozitare thotë se duhet të zbardhet se me urdhër të kujtë, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski ka rregulluar tenderin për pajisje me radarë të kompanisë M-Nav për firmën shtetërore italiane ?Leonardo?.