Skulptorët italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele çelin në Qendrën për Hapje edhe Dialog, ekspozitën ?Premtime perëndimore? nën kurimin e Gaetano Centrone-s dhe Genti Gjikolës. Artistët nëpërmjet gazetave, duke përdorur karta pesta-n në 30 vepra arti trajtojnë disa nga tematikat më tensionuese të shoqërisë së sotme, politike edhe sociale, për luftërat dhe paqen. Për kamerën e ?ReportTV? kuratorët edhe artistët zbulojnë ëndrrat e mëdha të luksit dhe mirëqenies së botës perëndimore, si premtime të rreme dhe të pamenduara.
?Titulli që kam zgjedhur ?Premtime perëndimore? lidhet edhe me ato që janë punët e tyre më të rëndësishme. ?West? janë premtimet e shoqërisë perëndimore, që është e veshur me mitin e një epërsie, e një ngjyrosjeje. Edhe nëse duam ta ndjekim mirëqenin, deri në nivelet që nxitemi. Mirëpo këto premtime gjatë 10-vjeçarit të fundit janë zbehur, duke krijuar një krizë të madhe që këta artistë kanë ditur ta interpretojnë?, thotë kuratori Gaetano Centrone.