• 7 years ago
Njohu progresin e Shqipërisë në rrugën e negociatave

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, thotë se kushtet e vëna nga Bundestagu për vendimin zyrtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë, janë vetëm dy.

Ato kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtatë të tjerat kanë qenë çështje të identifikuara më parë. Ambasadori e quan rezolutën njohje të progresit të Shqipërisë nga Gjermania, në rrugën e integrimit, por thotë se dy kushtet duhen plotësuar deri në mbajtjen e konferencës së parë, që pritet të ndodhë 3 deri në 6 muaj pas vendimit të Tetorit, që do të marrë Këshilli Europian.

?Jam shumë i kënaqur për këtë rezolutë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu. Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja. Ajo që është e rëndësishme në rezolutën e Bungestagut gjerman, është që i ka dhënë mandatin qeverisë federale që të çelë negociatat, pra të thotë po për Shqipërinë. Nëse është ky qëndrim, të cilin do të ndajnë edhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE në Këshill, atëherë Këshilli do të marrë këtë vendim kaq të rëndësishëm. Në rast se merret ky vendim është pikërisht një vendim i Këshillit të BE, por ai do të pasohet nga një konferencë ndërqeveritare në të cilën BE dhe Shqipëria do të ulen sëbashku, për çeljen zyrtare të negociatave. Ajo që është kërkuar nga Bundestagu dhe nëse konfirmohet edhe nga Këshilli, është pikërisht që në atë periudhë, ndërmjet këtij vendimi dhe asaj konference të parë, pra kjo mund të zgjasë 3 deri në 6 muaj, të bëhen 2 gjëra. Është pikërisht çelja zyrtare e negociatave që do të ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare. Këtë dëshiroj ta theksoj shumë. Pra çelja zyrtare do të bëhet në këtë konferencë?.

Ambasadori Soreca thotë se tani është koha që palët në Tiranë të bashkëpunojnë, pasi hapja e negociatave është përgjegjësi e të gjithëve, teksa përmend si hap pozitiv pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare në tryezën e OSBE, për Reformën Zgjedhore.

?Sigurisht shpresoj që të gjitha palët do të ulen sëbashku. E mirëprita vendimin e liderit të opozitës për t?u ulur në tryezën e organizuar më herët gjatë kësaj jave nga OSBE, për Reformën Zgjedhore. Ky është një hap i mirë Është shumë e rëndësishme që në të mirën e qytetarëve shqiptarë, të gjitha palët të kuptojnë do të duhet që të bashkëpunojnë. Sepse në rast se dhe kur të merret vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë, të gjitha palët duhet të kuptojnë që përgjegjësia është e përbashkët, e të gjithëve. Prandaj do të duhet të që ulen dhe të zgjidhin problemet për qytetarët shqiptarë. ?.

Ambasadori i Bashkimit Europian thotë se për ta çuar Shqipërinë më tej përpara, duhet përkushtimi dhe angazhimi të gjitha palëve, i qeverisë, parlamentit, presidentit, medias dhe shoqërisë civile.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended