• 7 years ago
Hedh ne treg albumin e ri ?Imperfections?

Kam defektet e mia, shenja plagësh për të fshehur. Vargje të thella dhe të sinqerta këto të Celine Dion, të veshura me tinguj të ndjerë në këngën më të re të titulluar ?Imperfections?.

51-vjeçarja shfaqet pa grim në videon bardh e zi, me një portret të mprehtë dhe shprehës, ashtu si veshjet e saj elegante, që përveç mesazhit që përcjellin, na kujtojnë se këngëtarja mbetet gjithashtu një ikonë e modës.

?Imperfections? është pjesë e albumit të ri me titull ?Courage?, i cili pritet të dalë për publikun më 15 Nëntor. 16 këngë të fuqishme që vetë diva e muzikës i ka quajtur himn për të gjetur forcën dhe krenarinë përballë një sfidë të re që vjen bashkë me moshën. Me këtë rast, Dion ka nisur edhe turin botëror më 18 Shtator.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended