#rtvora #oranews
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se të dyja subjektet politike si PS dhe PS burojnë nga një mendësi trashëgimtare e mendësisë komuniste. Sipas tij ata janë duke punuar vetëm në bazë të pazareve dhe nuk bazohen në ligje apo kushtetutë.
Alimadhi: Gjithë shqiptarët e kanë parë që kjo politikë prej 30 vitesh ka prodhuar se do takohet Rama - Basha dhe askush tjetër. Pse këta individë të mos zbatojnë ligjet dhe kushtetutën, kur këta supozohet se janë njerëzit më të ditur të këtij vendi, të zbatojnë kushtetutën sesa të ulemi. Sepse po u ulëm çfarë do bëjmë ne, pazare. Do vij unë në pushtet do marr kaq bashki, do marr kaq deputetë, e kanë ndarë pjesën në tavolinë. Edhe tek reforma zgjedhore kuptohet kompromisi i këtyre forcave politike.
Sepse dy individë do prodhojnë pazare, kurse në qoftë se këta dy individë, ose subjekte politike që e kanë uzurpuar këtë vend më mirë të respektojnë ligjet dhe kushtetutën, sesa merren me veprime të vogla që e kanë çuar në zero vlerën e votës, sepse pjesa më e ndërgjegjshme e shqiptarëve nuk votojnë. Këtu votojnë ata që kanë kapur sistemin, interesaxhinjtë. Unë mendoj që ky sistem i kapur nuk është produktiv kur takohen 2 individë, sepse do bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/alimadhi-politika-aktuale-femijerore-trashegimtare-e-komunizmit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz