Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka prezantuar zyrtarisht ?forcat hapësinore?. Dega e ushtrisë e amerikane është e para e krijuar në më shumë se 60 vite për të cilën janë shpenzuar 738 miliardë dollarë.
?Kjo është një ditë historike për forcat e armatosura amerikane. Në vetëm pak minuta unë do të nënshkruaj me krenari projektligjin për investimin më të madh në historinë e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.?
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ?forca hapësinore? do të rrisë sigurinë kombëtare.
?Mes kërcënimeve të mëdha për sigurinë tonë kombëtare, epërsia amerikane është absolutisht e rëndësishme. Forca hapësinore do të na ndihmojë të frenojmë agresionin dhe të kontrollojmë terrenin.?
Miratimi i politikave mbrojtëse vjen në kohën kur Trump është në pritje të votës së Senatit sa i përket hetimit për akuzat shpërdorim pushteti dhe pengim të punës se kongresit për këtë çështje.
Tv Klan
Comments