Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me sanksioneve të ashpra, nëse vihen në jetë thirrjet e parlamentit vendas për dëbimin e trupave amerikane.?Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Do të largohemi vetëm nëse na i kthejnë mbrapsht ato para?, u tha ai gazetarëve.
Tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani në Bagdad javën e kaluar. Irani është zotuar se do të ?hakmerret ashpër?. Kreu 62 vjeçar i njësisë elitë Quds, koordinonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme, por nga Shtetet e Bashkuara shihej si terrorist. Ajo çfarë ka mbetur prej trupit të tij është kthyer në vendlindje dhe mëngjesin e sotëm, rrugët e Teheranit u mbushën me njerëz që vajtonin. Lutjen e drejtoi lideri shpirtëror i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, i cili u përlot përpara arkëmortit të atij që konsiderohej si njeriu i vet i besuar.
E bija e Sulejamnit, Zeinab, i paralajmëroi shtetet e bashkuara se ?ditë të zeza i presin?, ndërsa kreu i ri i forcës Quds u zotua të lëvizë çdo gur që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Lindja e Mesme.? Ne premtojmë të ndjekim rrugën e martirit Sulejman me të njëjtën forcë, dhe i vetmi kompensim për ne do të jetë ta heqim Amerikën nga rajoni?, tha në një mesazh radiofonik Esmail Qaani. Sulmi që vrau Sulejmanin i mori jetën edhe Abu Mahdi al-Muhandis, një figurë e rëndësishme ushtarake irakiane që komandonte grupin Kataib Hezbollah, të mbështetur nga republika islamike.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bagdad#Trump#TopChannel