Samsung Electronics prezanton teknologjinë e personalizuar të së ardhmes dhe kjo e fundit është në formën e një topthi me ngjyrë të vërtetë, një robot i quajtur Ballie.
Përfaqësuesi i Samsung që edhe prezantoi robotin-topth në panairin e teknologjisë CES 2020 në Las Vegas demonstroi në skenë se si sfera e verdhë e ndiqte dhe i bindej komandave të tij.
Samsungu e quan Ballie-n një shok jete, një robot të vogël, rrotullues, që të kupton, të mbështet dhe reagon ndaj nevojave tuaja për të qenë i gjindshëm gjithnjë në shtëpi.
?Kjo është një e ardhme e ndryshme dhe e shndritshme. Aparaturat e reja dhe teknologjitë si robotët, janë si një lloj shoqërie që bën që ju të jetoni një jetë më të plotë dhe më të gëzuar?.
Sigurisht, në një erë në të cilën kompanitë e teknologjisë po shihen me dyshim nga ligjvënësit dhe konsumatorët për oreksin e tyre të madh për të dhënat tona personale, ka nga ata që mbeten stoikë.
Sidoqoftë, Ballie, të paktën në skenë, ishte aq simpatik sa që për të nuk u ndalën duartrokitjet. Të pranishmit, dukeshin të mahnitur nga ky vizion i të ardhmes së afërt.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ballie#Samsung#TopChannel