Optimizëm në Shkup për ratifikimin e shpejtë të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Spanjës. Koordinatori kombëtar për në NATO, Talevski shpreson se procedura do të përfundojë para zgjedhjeve të prillit. Ndërkohë kreu i Kuvendit, Xhaferi beson së anëtarësimi do të kryhet sipas procedurës së rregullt dhe se nuk do të ketë nevojë për miratimin e Marrëveshjes në Kuvend para ratifikimit në Spanjë.