Historia e 63- vjeçares, Fatime Fregjaj është sa e vështirë, aq edhe e dhimbshme. Në programin ?Historia ime?, ajo ka treguar se babai e ka dhunuar vazhdimisht, e ka detyruar të martohet kur ishte 16 vjeç. Më pas ka kërkuar ndarjen e saj nga bashkëshorti sepse e kishte shitur tek një tjetër familje për 50 mijë lekë.
Në studio, Fatime ka treguar se ka qenë 3 herë në burg dhe është internuar për sjellje të padenjë në shoqëri. Nga martesa e saj e fundit, ajo ka 4 fëmijë. 63- vjeçarja ka rrëfyer motivet që e çuan në burg, por edhe kalvarin e vuajtjeve për shkak të babait.