Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Institucionet nuk po i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme riadmisimit të qytetarëve që janë kthyer në vend pas emigrimit në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian, u tha sot në  debatin publik në Komisionin Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Malinka Ristevska-Jordanova, nga Instituti për Politikë Evropiane tha se të kthyerit përballen me vështirësi pothuajse në çdo sferë të jetës, në arsim, rreth vendbanimit, ndihmës sociale, punësimit dhe jo vetëm. Ajo shton se mundësitë për punësim dhe për qasje tek shërbimet, të kthyerit i shohin tek përkatësia politike dhe për sa kohë nuk i takojnë një partie politikë ata konsiderojnë se shumë me vështirësi i ushtrojnë të drejtat e tyre. Më shumë  vështirësi për t?u përshtatur, shton ajo, kanë ata personat që kanë qëndruar për një kohë më të gjatë jashtë vendit. Madje, thotë, se me t?u kthyer në vend kontaktin e parë e kanë me policinë, dhe për ta kjo e bën kthimin në vendlindje stresues.

Category

📺
TV

Recommended