Janë afruar orët e fundit para konkretizimit dhe zyrtarizimit të njërit prej opsioneve të koalicionimit, mes tre partive shqiptare të cilat ishin përfolur për një koalicion eventual trepalësh. Siç mëson jozyrtarisht Alsat nga burimet e tij, koalicioni pritet të bëhet vetëm mes dy partive. Partia e tretë në këtë mes, nuk pranon të ketë zhvilluar negociata me ndonjë parti tjetër jasht këtij trekëndëshi.