Ministri i Brendshëm teknik Naqe Çulev drejton një sërë kritikash ndaj paraardhësit të tij Oliver Spasovski për veprime joligjore dhe keqmenaxhim me këtë dikaster. Çulev akuzoi Spasovskin se ka dhënë të paktën 100 vendime të jashtëligjshme për shpërndarjen e të punësuarve vetëm në muajin e fundit para formimit të Qeverisë teknike. Çulev po ashtu akuzon për keqpërdorim me të drejtën e shpërndarjes së të punësuarve me urdhër dhe pa vendim.