Ndërkohë Franca del me qëndrim të ri sa i përket hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Ambasadori francez Kristijan Timonie për dallim nga deklaratat e mëparshme ku theksonte se njëherë duhet të reformohet zgjerimi dhe më pas të hapen negociatat, tani thekson se dy proceset mund të bëhen paralelisht, përkatësisht edhe hapja e negociatave edhe zbatimi i metodologjisë.