#tvora #rtvoranews
Sektori i dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme ka kërkuar prej KQZ formularët e dekriminalizimit që ka plotësuar kryetari I bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra. Ende nuk ka një sqarim për këtë vendim të akuzës, por nuk kanë munguar as akuzat e ish kryeministrit Berisha I cili shprehet se KQZ ka bllokuar procedurën.
Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar për kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra. Burimet të konfirmuara nga KQZ, kanë bërë të ditur se një javë më parë akuza ka kërkuar prej komisionit të zgjedhjeve formularët e dekriminalizimit të firmosur para nisjes së kandidimit si dhe dokumentet e tjera përfshirë dhe dëshminë e penalitetit.
Po ashtu bëhet e ditur se ditën e premte, dokumentet i janë dërguar zyrtarisht akuzës për të vazhduar me procedurën.
Të kontaktuar nga Ora News, prokuroria konfirmon nisjen e procedurës por pa dhënë detaje mbi argumentet dhe indiciet që sollën verifikimin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/verifikohet-kryebashkiaku-i-librazhdit-prokuroria-kerkon-formularet-e-kastriot-gurres
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp