Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Mbremjen e 6 Shkurtit, Alketa Vejsiu u ngjit në skenën e teatrit Ariston, me një skenografi madhështore nga Gaetano Castelli, si bashkëprezantuese e Amadeos dhe Georgina Rodriguez, para miliona shikuesve italianë, shqiptarë dhe nga e gjithë Europa.
Emisoni ?Jo vetëm Modë?, në Tv Klan ka realizuar një intervistë me moderatoren para ngjitjes së saj në skenë, ku Alketa ka treguar se ka tre vite që punon për këtë ëndërr që tashmë u bë realitet.
Më tej, Vejsiu tregon se gjithçka nisi nga një ëndërr që ajo kishte parë para 3 vitesh, kur ishte me pushime në Hawaii. Në këtë ëndërr, ajo kishte parë Maria de Filipi që i thoshte: Po ti pse nuk vjen në Itali, çfarë bën në Shqipëri? Pas kësaj ëndrre ajo vendosi të dërgonte edhe emailin e parë. Ka qenë një trajektore e gjatë, me shumë dyer ku ka trokitur, madje edhe me zhgënjime gjatë këtij procesi.

Category

📺
TV

Recommended