Prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi, ndërsa gjykata i mbylli dyert për gazetarët dhe opinionin në gjykimin e sotëm të rastit ?Reket?. Bisedat që në Prokurori i ka dorëzuar tashmë i dënuari Zoran Milevski, i dëgjuan vetëm gjykatësit. Ndonëse Katica Janeva dhe Boki 13 kërkuan opinioni të mbetet, Riskovska këmbënguli që salla e gjykatës të zbrazet. Në biseda janë përmendur emra të cilëve mundet t?i dëmtohet imazhi, prandaj përmbajtja e USB-së së Kiçeecit mbeti sekret. Prokuroja një ditë më parë tha se këto dëshmi do të prezantohen publikisht për të mos pasur spekulime. Por sot Ruskoska ndryshoi mendimin. Kërkoi gjykata ta mbrojë imazhin e njerëzve që përmenden në biseda. Avokatët e të akuzuarve u befasuan nga ky vendim i Ruskoskës. Nuk treguan nëse bisedat e Kiçeecit zbulojnë edhe emra të politikanëve.