Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
#rtvora #oranews

Të dënuarit e rrezikshëm dhe ata që tentojnë arratisjen do t'i nënshtrohen masave shtesë të izolimit. Në Komisionin e Sigurisë kombëtare është bërë e ditur se tashmë është ngritur dhe komisioni i vlerësimit që do të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat.

Rehabilitimi social dhe riintegrimi i të miturve është një shtesë e re e projektligjit të miratuar këtë të enjte nga Komisioni Për Sigurinë Kombëtare.

"Gjatë kohës që i mitur qëndron në IEVP i ofrohet ndihmë sociale, edukative, arsimore, psikologjike, mjekësore dhe fizike për të riintegruar rehabilitimin e tij në përshtatje me nevojat individuale dhe në përputhje grupmoshën, gjininë dhe personalitetin e tij"

Në drejtorinë e burgjeve tashmë është ngritur komisioni i vlerësimit që do të vërë në zbatim sistemin 41 bis.

"Ndryshimi i klasifikimit të sigurisë për të dënuarit nuk bëhet më duke u përfshirë gjykata dhe prokuroria, por bëhet nga një komision vlerësimi që ngrihet në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve", tha Felaj.

Gjatë diskutimeve deputetët kërkuan ndryshimin e disa neneve të draftit "për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve?.

"Numri i shumë i ulët i takimeve dhe telefonatave me familjarët. Deri në këto kushte në këndvështrimin e CPD, të drejtat për vizita me personat e mbartur në regjimin 41 bis është shumë e kufizuar dhe duhet të rritet ndjeshëm"

Pavarësisht propozimeve, deputetët nuk pranuan tu krijonin të dënuarve lehtësira të tjera për bisedat me telefona.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ne-izolim-te-denuarit-e-rrezikshem

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended