Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka dëshmuar për rastin ?Monstra?. Prokurorja Fatime Fetai e pyeti përse ka pasur dyshime në punën e organeve hetuese dhe ka kërkuar të formohet Komision i cili do të merret me këtë rast, Ahmeti u përgjigj se në BDI kanë pasur informacione për protesta të mundshme ku situata ka mundur të dalë nga kontrolli. Ahmeti shtoi se informacione ka marrë nga institucione, pa saktësuar nga cili. Kreu i BDI-së disa herë në gjykatë tha se si lider i partisë politike ka përgjegjësi. Ka kërkuar që në zbardhjen e rastit të përfshihet edhe FBI ndërsa prej Brukselit dhe Uashingtonit ka kërkuar ta monitorojnë rastin, por prej atje janë përgjigjur duke thënë se i besojnë OSBE-së. Ahmeti gjithashtu ka këmbëngulur që procesi gjyqësor të kthehet prej në fillim. Qëllimi i BDI-së, sipas kreut të kësaj partie ka qenë të dëshmohet e vërteta.