Gjatë muajit Shkurt, në disa raste, autoritetet italiane në portin e Ankonas, kanë bllokuar një sasi prej 25 ton mbetjesh elektrike dhe elektronike, kryesisht pajisje elektro-shtëpiake, që kishin si destinacion Shqipërinë. Mbetjet konsiderohen të rrezikshme për shkak të metaleve prej të cilave janë ndërtuar disa pjesë të tyre.