Në pesë vitet e fundit është zbehur mbështetja e qytetarëve për integrimet. Nga 80% në vitin 2014, tani rreth 65% e qytetarëve dëshirojnë ta shohin vendin si pjesë e familjes së madhe evropiane. Megjithatë anketat e fundit tregojnë se qytetarët janë të ndërgjegjësuar se integrimet më së shumti varen nga përmbushja e reformave në vend. Rreth 58% e qytetarëve nuk besojnë se vendi këtë vit do ti fillojë negociatat për anëtarësim.