Prej 1 jave, Qemali ka rinisur punën si taksist në kryeqytet. Rikthimi në normalitet nuk duket i lehtë, por masat lehtësuese kanë vënë në lëvizje edhe shërbimin taksi.
?Është mirë që na lejuan, që edhe heqim stresin edhe njerëzit të mësohen që taksitë janë në punë?.
Megjithatë ai thotë se klientët mbeten të paktë.
?Gjithë javën që kaloi mund të kem bërë 5 rrugë. Lëvizje njerëzish ka, por nuk kanë lekë mendoj unë që të marrin taksi?.
Të ardhurat ditore për taksistët kanë pësuar rënie, por as paga e luftës nuk konsiderohet prej tyre një zgjidhje afatgjatë.
?5 ditë që kam punuar, kam bërë nga 2 rrugë, pra nga 8 deri 13 mijë lekë ditë, s?ka njerëz?.
Prej 27 Prillit, pjesa më e madhe e veprimtarive tregtare janë hapur. Veç mungesës së klientëve, dyqanet e veshjeve po përballen edhe me stoqet e mbetura nga dimri.
?Çështjet bazike janë sot janë ushqimet, të flasim drejtë, e njerëzit sajohen me gjërat që kanë, por që do marrin, gjërat më të rëndësishme. Problem mbetet malli stok dhe furnizimi?.
?Për momentin është pak vështirë, janë të rrallë njerëzit që vijnë, nuk ka klientë. E kemi marrë pagën e parë 260, tani me shpresë të hapet puna.?
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për ndihmën financiare kanë aplikuar në total 26,265 biznese dhe 25,873 prej tyre kanë marrë miratimin.
Hapja e bizneseve pritet të rikthejë në punë një pjesë të madhe të atyre që u larguan si pasojë pandemisë dhe do t?i heqë ato nga skema e pagës së luftës.
Por autoritetet, parashikojnë që hapja do të jetë graduale, çka do të bëjë që edhe aktiviteti i biznesit do të jetë përgjithësisht i ulët.
Tv Klan