Edhe pse Durrësi, ashtu si Tirana, edhe gjatë kësaj fundjave kanë vijuar të klasifikohen si zona të kuqe, me rrezik sa i takon përhapjes së koronavirusit, kjo se ka penguar Lulzim Bashën të zhvilloi një takim në zonë e Kënetës.
Megjithatë Basha është treguar i kujdesshëm të jap mesazhin e tij për distancimin social.
?Derisa të dal vaksina ne duhet të respektojmë masat dhe të mbajmë distancë??
Basha iu tha qytetarëve se më i rrezikshëm se Covid-19 për ata dhe ekonominë e Shqipërisë është Kryeministri Rama dhe politikat e tij rrënuese.
?Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi?.
Duke bërë krahasimin me vendet e rajonit, sa i takon masave mbështetëse për bizneset dhe qytetarët e prekur nga kriza, Basha akuzoi qeverinë se qytetarët nuk janë në fokusin e saj.
?Në vend që të ndihmonte qytetarët, paratë vazhdoi t?i çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës. Për t?i hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi?.
Kryedemokrati përsërit se ai dhe ekipi i tij demokrat janë të vetmit që kanë vizionin dhe vullnetit për t?iu dhënë shqiptarëve një qeveri normale që do u siguronte atyre një jetë të sigurtë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/