Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Mund të konsiderohet një histori dashurie e goditur nga koronavirusi ajo e princit 28-vjeçar belg Joachim, djali më i vogël i Princeshës Astrid, që u infektua në Spanjë në një festë ilegale të organizuar nga e dashura e tij Victoria Ortiz. Në festë ishin rreth 27 persona, të gjithë të infektuar me Covid-19, ndërsa pas kësaj mbreti në pritje u dha autoriteteve spanjolle emrat e tyre për të ndihmuar në gjurmimin e të infektuarve të tjerë.

Princi i Belgjikës nuk e respektoi karantinën 15 ditore ende në fuqi në Spanjë për të huajt, të paktën deri në muajin Korrik. Princit iu dha leja të udhëtonte midis zonave të ndryshme të Spanjës edhe për shkak të statusit të tij mbretëror.

Pallati Mbretëror tha se Joachim ishte në një udhëtim profesional, si pjesë e një stazhi në një kompani në Kordoba, qytet ku jeton gjithashtu e dashura e tij. Princi ka pranur faktin se nuk ka respektuar të gjitha masat e vetëizolimit gjatë qëndrimit në Spanjë, kërkoi falje dhe pranoi të gjitha pasojat.

Policia spanjolle ka nisur një hetim për pjesëmarrësit në këtë festë ilegale që rrezikojnë një gjobë paraprake deri në 10 mijë euro.

Klan Plus
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended