Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Përfaqësues të bizneseve thonë se ekonomia shqiptare është e goditur në çdo zinxhir si pasojë e masave shtrënguese nga Covid-19 dhe rinisja e aktivitetit ekonomik është është një hap i mirëpritur.

Por sektorë të veçantë si turizmi, sipas Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë Ines Muçostepa, kanë nevojë për mbështetje emergjente pasi një pjesë e këtyre subjekteve nuk kanë përfituar nga mbështetjet e qeverisë

?Vetëm për garancinë sovrane, të dyja kanë patur problemet e tyre dhe sektori i turizmit ka qenë shumë i pakënaqur. Flasim sot për pagesa për të larguarit nga ky sektor apo të punësuar në një numër prej 10 mijë?.

Pakënaqësi ka edhe për garancinë e dytë sovrane të vënë në dispozicion nga qeveria.

?Kanë normë interesi të lartë 5%. Është konsideruar e lartë duke patur parasysh normat e tjera të lancuara nga vendet e rajonit?.

Zef Shtjefni, prodhues i industrisë qeramike, thotë se fabrikat i fiku për më shumë se tre muaj si pasojë e Covid-19 dhe në këto momente mbështetja që duhet të japë shteti është në formë overdrafti dhe jo me kredi.

?Nëse vijnë ndihma nga institucionet e huaja dhe një pjesë duhet të diktohen në ekonomi , nëse biznesi është bllokuar, mos i lërë fabrikat të fiken?.

Për emisionin ?Pro Business? në Klan Plus, Shtjefni thotë se një ndihmë e madhe për bizneset prodhuese do të ishte edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike në mënyrë që të jenë më konkurrentë me produktet e tyre.

Klan Plus
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended