#tvora #rtvoranews
Durrësi vijon të mbetet në prag të katastrofës mjedisore. Prej 4 ditësh, mbetjet po dekompozohen në rrugët kryesore të qytetit, ndaj dhe autoritetet vendosën transportimin e tyre drejt vendgrumbullimit në Manzë. Vendimi u kundërshtua me forcë nga banorët, që e cilësojnë një fatkeqësi të tretë, pas tërmetit dhe koronavirusit.
Prej 1 jave sezoni turistik ka nisur në të gjihë vendin, por qyteti bregdetar i Durrësit prej 4 ditësh është pushtuar nga mbetjet urbane, të cilat po dekompozohen në rrugët kryesore të qytetit.
Mbyllja e landfillit të Porto Romanos dhe pamundësia financiare e Bashkisë për ti transportuar në Sharrë, ka bërë që mesnatën e se premtes, si zgjidhje e përkohshme të shihet vendgrumbullimi informal në Manzë.
Por banorët e zonës, e kanë kundërshtuar me forcë vendimin, duke e cilësuar si një fatkeqësi të tretë, pas tërmetit dhe Covidit.
I rrezikuar nga ky veprim, sipas tyre, është dhe zona e gjirit të Lalzit.
Banorët denoncojnë se gjatë mbrëmjes ka patur dhe shoqërime në polici, megjithatë theksojnë se nuk do të pengojnë me çdo mjet, transportimin e mbetjeve urbane të Durrësit pranë zonës ku jetojnë.
Ndërkohë, Bashkia e Durrësit ka kërkuar fond të posaçëm nga Ministria e Financave për transportin e mbetjeve për në Sharrë, por ende nuk ka asnjë vendim.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/durresin-e-mbulojne-plehrat
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp