Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurimit personal arrest me burg 37-vjeçarin Roland Kryemadhi, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi kërcënoi me armë policinë. Kryemadhi nuk lejonte tre vajzat e tij të shkonin në shkollë, me argumentin se fëmijët e tij i shkollonte Allahu. Pas vendimit për masën e sigurisë ka reaguar avokati i tij.
Fillimisht është thënë që ky person kishte armë, kishte kërcënuar dhe terrorizuar qytetin. Por, pas kontrollit, atij nuk i është gjetur asnjë armë. Ndaj policia gjyqësore ka hiperbolizuar ngjarjen. Është e vërtetë që ky ka kundërshtuar në gjykatë, por në kushtet e një varfërie ekstreme.Gjykata kërkoi caktimin e masës ?arrest me burg?, duke e akuzuar për kanosje, fyerje, apo mbajtje e armëve të ftohta. Atij i është gjetur një thikë, që është normale për çdo familje shqiptare. Ne kërkojmë një masë më të butë ndaj tij, një arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje, pasi nuk është person me rrezik. Nuk kishte akuzë konkrete lidhur me shkollimin e fëmijëve?.
Roland Kryemadhi njihet në zonë si një besimtar mysliman dhe ekstremist. Në dosjen e prokurorisë lidhur me atë se çfarë ndodhi në 3 qershor thuhet se fillimisht policia ka shkuar në banesën e tij për ta shoqëruar sipas një vendimi gjykate, por kanë hasur në kundërshtimin e tij të dhunshëm dhe nën kërcënimin e armës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kamez#RolandKryemadhi#TopChannel