Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Nga kjo e hënë, Manchester City luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Gjykata e Arbitrazhit sportiv nis shqyrtimin e apelit të bërë nga skuadra angleze kundrejt dënimit të dhënë nga UEFA për mosrespektim të rregullit të Fair Play Financiar në periudhën 2012-2016.


Qeveria e futbollit evropian e sanksionoi skuadrën e Citizens me 2 vjet përjashtim nga kompeticionet e saj dhe një gjobë prej 30 milionë Euro. Manchester City u kundërpërgjigj menjëherë teksa po ditën e dhënies së dënimit bëri të ditur apelimin në CAS ndaj këtij vendimi dhe tashmë ka vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e tij mbrojtës.

Manchester City u akuzua për injektim jo ligjor të kapitalit teksa mashtroi në deklaratat e të ardhurave nga kontratat e publicitetit me vlerë 10 herë më të lartë se ajo e merkatos, falë edhe ndërhyrjes së qeverisë në Abu Dhabi. Seancat dëgjimore që kryhen në distancë nëpërmjet videokonferencës, do të zgjasin 3 ditë. Nëse Manchester City do të humbasë këtë betejë ligjore, përveçse do të mbetet jashtë Ligës së Kampioneve për 2 sezonet e ardhshme, por do të humbasë edhe 200 milionë Euro të ardhura.

Pritet që Gjykata e Arbitrazhit sportiv të japë vendimin përfundimtar për Manchester City pas disa javësh, gjithnjë përpara rifillimit të Ligës së Kampioneve në muajin gusht. Konfirmimi i dënimit të UEFA mund të sjellë pasoja të rënda te Manchester City.Ndërsa Guardiola ka deklaruar se do të qëndrojë te Citizens, futbollistët si Kevin De Bruyne e vendosin të ardhmen e tyre te klubi anglez në dyshim. Ndërkaq, vendimi i CAS pritet me shumë kureshtje edhe nga skuadra të tjera të Premier League, pasi në rast se Manchester City do të dënohet përfundimisht, në Ligën e Kampioneve do të marrë pjesë skuadra e vendit të pestë që për momentin mbahet nga Manchester United, ndërkohë që pranë tij janë Wolverhampton, Sheffield, Tottenham dhe Arsenal.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ManchesterCity#CAS#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended