Disa orë pasi George Floyd-it iu dha lamtumira e fundit, vëllai i tij i drejtoi një thirrje emocionuese Kongresit për të mos lejuar që ?vdekja e tij të mbetet thjesht një tjetër emër në listën gjithmonë e më të gjatë të afro-amerikanëve të vrarë nga policia?.
Philonise Floyd foli para Komitetit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ku kërkoi të ndalet ?dhimbja e njerëzve me ngjyrë, e shkaktuar prej forcave të rendit?.
?Jam i lodhur. Jam i lodhur nga dhimbja që ndiej në këtë moment, dhe jam i lodhur nga dhimbja që ndiej çdo herë që një person me ngjyrë vritet pa asnjë arsye. Jam këtu për t?ju kërkuar që ta ndaloni. Ndaloni dhimbjen. George kërkoi ndihmë dhe u injorua. Ju lutem dëgjojeni thirrjen që po e bëj tani, thirrjen e familjes sonë dhe thirrjet nga rrugët e botës?, u shpreh Philonise Floyd.
Vdekja e Floyd-it nën gjurin e policit të bardhë Derek Chauvin ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në SHBA, ku episode të tilla kanë ardhur në rritje vitet e fundit. Episodi u filmua nga kalimtarët dhe u shpërnda në internet. Këtë javë, kryetari i Komitetit për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler, tha se ?për çdo incident nga forca e tepërt që përbën tituj, e vërteta e shëmtuar është se ka të tjerë të panumërt për të cilët nuk dëgjojmë kurrë.?
?Ky është një problem sistematik që kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse?, deklaroi ai.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel