• 6 years ago
Në ?Indeksin Global të Paqes?, ekspertët këtë herë paralajmërojnë se Covid-19 mund të sjellë konflikte të reja.

Si pasojë e pandemisë, dhuna dhe konfliktet në shumë rajone të botës mund të rriten tregon studimi i Institutit Ndërkombëtar për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Sidnej të Australisë.

Në veçanti, vendet që janë të paqëndrueshme dhe karakterizohen nga tensione do të bien nën një presion edhe më të madh, për shkak të urisë dhe luftës për burimet e kufizuara, shkruajnë studiuesit. Me këtë, ata i referohen veçanërisht Afrikës.Çdo vit IEP vlerëson situatën në më shumë se 160 vende të botës duke përdorur kritere si lufta, terrorizmi, dhuna policore dhe eksportet e armëve.

IEP konstaton një rënie të marrëdhënieve paqësore në mbarë globin. Kjo vlen edhe për periudhën e raportimit 2019.

?Bota është dukshëm më pak paqësore?, thuhet në indeksin e fundit.

Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë ta përkeqësojë situatën, pjesërisht sepse priten shkurtime në ndihmat për zhvillimin dhe misionet paqeruajtëse të OKB. Kjo mund t?i destabilizojë më tej vendet të prekura nga konfliktet si Liberia, Afganistani dhe Sudani i Jugut.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OKB#Australia#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended