Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka inspektuar këtë të premte punimet e dy shkollave të shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Marikaj të Vorës.
Teksa theksoi se do të jenë me standartet e shkollave të BE, kreu i qeverisë vendosi edhe një afat për finalizimin e punës.
?Standarti do të jetë si shkollat e BE. Problem është afati. Shkolla të përfundojë më 26. Më 27 në mëngjesit nxënësit të hyjnë këtu në shkollën e re. Në 27 të mblidhet gjithë komunitet. Cilësia si sheshi Italia?.
Nuk e humbi rastin as për të porositur banorët e këtij fshati të vijojnë të kujdesin me masat ndaj koronavirusit.
?Jo nuk ka kaluar gjithçka, duhet të ruheni tamam, jo me dhënë dorën se është e rrezikshme?.
Këto dy shkolla janë pjesë e 129 të tjerave që do të rindërtohen pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/