• 6 years ago
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, mund të marrë frymë lirshëm. Qeveria ka vendosur të mos e dërgojë në izolim, megjithëse gjatë një vizite pune në Nish pardje, ai shkeli protokollin për parandalimin e koronavirusit dhe shtrëngoi dorën me disa prej mikpritësve. Ne e pyetëm Qeverinë, nëse do të kishte ndonjë sanksion për shkeljen e dukshme të protokolleve. Ata u përgjigjën - jo, megjithëse në protokollin për udhëtime të zyrtarëve të caktuar është theksuar se "Ndalohet shtrëngimi i duarve". Por, qeveria ka këtë qëndrim:

?Dhënia e dorës dhe përshëndetja me dorë, me peshën e tyre simbolike, janë komponent i rëndësishëm dhe pjesë e pandarë e komunikimit diplomatik?, thonë nga Qeveria.

Category

📺
TV

Recommended