Të punësuarit që kanë punuar gjatë pandemisë pas orarit të punës në Institutin e Shëndetit Publik kanë telashe me pagesat e orëve shtesë. Ndonëse ligji ua mundëson, sistemi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike nuk i lejon mbi 8 orë shtesë në javë. Nga ISHP thonë se janë në pritje të miratimit, kurse nga Fondi Shëndetësorë thonë se nuk kanë pasur një rast të tillë më parë.