Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski nuk do të caktojë seancë për rishikimin e afateve zgjedhore. Ai tha se seancë do të caktojë pas kreu i Kuvendit, Talat Xhaferri të shpallë datë të re për zgjedhje. Sipas Derkovskit pasi ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme, në vend vlejnë dispozitat pozitive ligjore. Por ndryshe mendojnë anëtarët e tjerë të KSHZ-së. Boris Kondarko nga LSDM-ja vlerëson se nga sot rrjedhin afatet për zgjedhjet e 5 korrikut. Ai së bashku me 3 kolegë të tjerë dorëzuan nismë me shkrim për thirrjen e seancës.