Katari përuroi mbrëmjen e kësaj të hëne stadiumin e ri që do të presë ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit në vitin 2022. Përurimi u bë virtualisht në internet për shkak të pandemisë coronavirusit. Education City, hapja e të cilit është shtyrë për shkak të certifikimit, është stadiumi i dytë nga 7 që janë gjithsej që është bërë gati për të pritur turneun më të rëndësishëm të futbollit që do të zhvillohet pas 2 vitesh e gjysmw. Gjatë muajit prill në Katar u konfirmuan raste me Covid 19 në 3 stadiume që ishin në rikonstruksion dhe kjo rriti vështirësitë në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit mes punëtorëve që punonin dhe jetonin në zonat përrreth
në përurimin virtual të Education City mori pjesë edhe presidenti i FIFA nëpërmjet një videomesazhi duke theksuar se stadiumi i ri i kujton të gjithë botës se futbolli do të kthehet. Stadiumi i përuruar e ka marrë emrin 'Education City' për shkak se rrethohet nga kampuse të kërkimeve dhe universiteteve. Në këtë impiant do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së botës deri në fazën cerekfinale. Pas përfundimit të evenimentit 40 mijë stola do të jepen për ndërtimin e stadiumeve në vendet në zhvillim. megjithatë gjërat nuk kanë shkuar lirshën për organizatorët e Kupës së Botës të katarit mbi të cilët u ngritën dyshime rreth trajtimit të punëtorëve të huaj në ndërtimin e stadiumeve.
Kur kanë mbetur edhe 2 vjet e gjysmë nga starti i Botërorit, katari ka përuruyarv tashmë stadiumin e ri Al Janoub me një kapacitet me 40 mijë vende si dhe stadiumin e rikonstruktuar Khalifa International
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Katar#BoterorTopChannel