Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Gastronomët konsiderojnë se nuk kanë kohë të mjaftueshme t?i zbatojnë protokollet e punës dhe se një pjesë e masave nuk janë logjike dhe të vështira për realizim.

Të gjithë e dimë që klientët që vijnë, fillimisht vijnë për shkak të pushimit dhe rekreacionit ndërsa këto masa do të rrezikojnë komoditetin e tyre. Mendoj që masat duhej të merreshin një muaj më herët që të përgatiteshim?-theksoi Jovan Kitrozoski- menaxher i hotelit ?Sileks?.

Ata kërkojnë që shërbimet e inspektimit të jenë më fleksibile në fillim, dhe të mos i nënshtrohen ndëshkimeve që nga vetë hapja.

Shumë nga hotelet në Bullgari kanë marrë informacione se nuk do të hapen për shkak të mendimit se ne jemi bërë spital. Ne duhet të parashikojmë në detaje se si të sillet mysafiri gjatë hyrjes, si duhet recepsionisti, që e pranon mysafirin për ta dërguar në dhomë. Ka shumë çështje që duhet shtuar në ato protokolle"-theksoi Anita Lidova, menaxher i Shitjeve në Hotel Granit.

Në protokolle parashihet vendosja e barrierave për dezinfektim të këpucëve në hyrje si dhe një pult për dezinfektimin e duarve në korridor. Në recepsionet e hoteleve ku pulti nuk është i gjerë sa duhet, do duhet të vendosen sportele montuese dhe do duhet të mbahet higjiena e ambienteve publike dhe dhomave. Vetëshërbimi nuk lejohet. Ndalohet edhe përdorimi i tharësve për duar në tualete, ndërsa është i domosdoshëm përdorimi i letrave për dorë për një përdorim.

Miki Trajkovski

Category

📺
TV

Recommended