Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Kompania gjermane CureVac, ka marrë miratimin për të filluar testimin tek njeriu të një vaksine të mundshme të koronavirusit ndërsa gara globale për të ndaluar pandeminë, vazhdon. Instituti Paul Ehrlich, organi gjerman përgjegjës për aprovimin e testeve klinike dhe vaksinave, e konsideroi miratimin një hap të rëndësishëm. Në një deklaratë ai tha se i kishte dhënë curevac dritën jeshile bazuar në një vlerësim të kujdesshëm të rrezikut dhe përfitimit të kandidates për vaksinë. Në shkallë globale janë tani 11 vaksina koronavirusi që po testohen tek njerëzit, sipas organizatës botërore. Arritja e CureVac, vjen vetëm dy ditë pasi qeveria gjermane tha se do të shpenzonte 300 milionë euro për të marrë 23 për qind të aksioneve në kompani, në një përpjekje për të ndaluar që ajo të përfundojë në duar të huaja. CureVac u shfaq në faqet e para të gazetave ndërkombëtare më herët këtë vit pas raporteve se donald trump kishte kërkuar të drejtat ekskluzive për shba për një vaksinë të mundshme të koronavirusit nga kompania bioteknologjike me qendër në tuebingen. Si kompania ashtu edhe zyrtarët amerikanë mohuan pretendimet por raportet shkaktuan zemërim në berlin dhe bënë që ministri i ekonomisë, peter altmaier të deklaronte se gjermania nuk është në shitje. Kohët e fundit, gjermania ka bashkuar përpjekjet edhe me francën, italinë dhe holandën për të siguruar furnizime për BE të një vaksine që po zhvillohet nga astra zeneca dhe universiteti i oksfordit që konsiderohet si një pretendent kryesor në betejën kundër virusit vdekjeprurës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjermania#Curevac#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended