Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Timo Werner është zyrtarisht futbollist i chelsea. Klubi londinez bëri të ditur lajmin nëpëmjet një komunikate për shtyp, ndërkohë që edhe vetë futbollisti bëri komunikimin e tij nëpërmjet bnjë mesazhi në rrjetin social Twitter. 'Jam shumë i lumtur që do të bashkohem me Chelsean sezonin e ardhshëm-theksonte Werner në mesazhin e tij. E ndjej që është hapi i duhur dhe jam i kënaqur që bëhem pjesë e Bluve. Mezi po pres që të luaj për këtë klub historik dhe fantastik'.
Mësohet se Werner ka firmosur me Chelsean një kontratë 5 vjecare deri në 2025 milionë Euro, me klubin londinez që i pagoi Leipzigut klauzolën e kontratës së sulmuesit prej 53 milionë euro. Timo Werner do të jetë futbollisti më i paguar te Chelsea pasi do të ketë një pagë prej 10 milionë Eurosh në sezon. Talenti 24 vjecar ishte edhe në shënjestrën e Liverpoolit dhe Manchester City, por garën e fitoi Frank Lampard dhe Blutë e tij. Trajneri anglez udhëtoi deri në Leipzig përpara pezullimit të Bundesligës dhe nuk rreshti së telefonuari deri sa Werner pranoi transferimin e tij në Londër.
Werner, me kalimin e tij te Chelsea, do të lërë një boshllëk të madh te Leipzigu pasi ai ishte goleadori i skuadrës gjermane me 93 gola në 157 ndeshje të zhvilluara. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi kampionatit gjerman, Leipzig ndodhet në vendin e tretë në klasifikim. Sulmuesi nuk do të luajë fazën finale të Ligës së Kampioneve në gusht me skuadrën aktuale të tij që tashmë ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij teksa përmenden Milot Rashica i Werder Bremen dhe Hwang i Salzburgut


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Werner#Chelsea#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended