Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador deklaroi se e kishte urdhëruar ai personalisht lirimin e njërit prej djemve të lordit famëkeq të drogës Joaquín "El Chapo" Guzmán, pas ndalimit të shkurtër që iu bë atij gjatë një operacioni ushtarak.
Skenat e përplsjeve të dhunshme operacionit e vunë në siklet të madh qeverinë e Obradorit pasi arrestimi i shkurtër i Ovidio Guzmán, bëri që forcat e sigurisë të rrethoheshin nga anëtarët e kartelit Sinaloa. Qindra vetë të armatosur rëndë zbarkuan në Culiacán, një qytet me një milion njerëz. Rrethimi i forcave qeveritare zgjati disa orë, kohë përgjatë së cilës u ngritën deri dhe postblloqe e pati dhe shkëmbime zjarri nëpër rrugë. Por dështimi i operacionit për arrestimin e të riut, pavarësisht kaosit të krijuar, nxiti akuzat se qeveria ishte dorëzuar përballë dhunës së kartelit dhe ngriti dyshime mbi përpjekjet e presidentit për të reformuar strategjinë e sigurisë së Meksikës. Obrador më herët pat thënë se kabineti i tij i sigurisë bëri thirrjen për lirimin e Ovidios, një vendim të cilin ai sic tha e miratoi për të mbrojtur banorët e terrorizuar. Tani megjithatë, për të parën herë ai pranoi se urdhrin e ka dhënë vetë, duke shtuar se hodhi këtë hap me qëllimin të mos rrezikohej popullsia. Obrador shtoi se disa ditë më vonë Donald Trump ofroi të ndihmojë në goditjen e kartelit, por Meksika nuk e pranoi. SHBA vazhdon të kërkojë ekstradimin e Ovidio Guzman.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ElChapo#Mexico#TopChannel